Zakonet e mëngjesit që duhet t’i thoni “lamtumirë” njëherë e përgjithmonë

Mar 19, 2018 | 11:15
SHPËRNDAJE

Ju tashmë e keni krijuar një rutinë tuajën të përditshme, por përmes këtij artikulli do të kuptoni se disa gjëra nuk i keni bërë siç duhet! Pini kafe çdo mëngjes ose konsumoni drithëra me qumësht? Këto veprime mund të mos jenë të duhurat për të nisur ditën tuaj.

Më poshtë do t’ju rendisim tetë “rituale” që shumë prej nesh bëjnë çdo mëngjes, por që në fakt janë vërtetë të dëmshme.

1. Mos e filloni ditën me dush

Sipas doktorëve të Harvardit, dushi në mëngjes bën mirë për trupin dhe ndihmon apo nxit aktivitetin e trurit. Dushet lejojnë trurit të gjenerojë ide të reja, ndaj kjo është një arsye madhore pse ju duhet ta bëni pjesë të rutinës tuaj ditore.

2. Dush i nxehtë

Meqenëse uji i ngrohtë ka një efekt relaksues, një dush i nxehtë në mëngjes do t’ju bënte të shkonit sërish në shtrat. Ndaj dushet e ftohta në mëngjes kanë përparësi, pasi ju bëjnë të ndiheni të rifreskuar, stimulon aktivitetin e trurit dhe e bën sistemin tuaj imunitar të punojë më shpejt.

Uji i ftohtë, ndryshe nga uji i nxehtë, nuk e bën lëkurën të thatë dhe sipas shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë rregullisht dushe të ftohta mund të humbasin rreth 4 kg në vit.

3. Kontrolloni telefonin tuaj për një kohë të gjatë

Media sociale është arsyeja kryesore pse njerëzit hyjnë në telefonat e tyre që në mëngjes herët, sapo zgjohen. Mënyra se si kalon dita, varet nga mënyra se si kalojmë ne mëngjesin tonë. Duke thënë këtë, ajo që duhet të bëni është të mos e humbni kohën tuaj duke kontrolluar jetën e të tjerëve, duke lexuar komentet dhe mendimet e tyre. Në vend të kësaj, kaloni kohë me veten!

4. Të humbasësh kohë duke zgjedhur veshjen

Ky është një nga zakonet më të këqija. Sigurisht që veshja ka rëndësinë e saj, por kjo gjë nuk duhet të kthehet në problemin apo çështjen e ditës!
Për ta bërë zgjedhjen tuaj të thjeshtë, zvogëloni shumëllojshmërinë e rrobave që keni në dollapin tuaj. Steve Jobs i Apple vishte xhinse dhe këmishë të zezë, jo për shkak se po kursente para, por sepse e dinte se koha e tij ishte e çmuar.

Krijoni një zonë të veçantë në dollapin tuaj, ku të vendosni vetëm rrobat që vishni për të punuar. Nëse keni një kod veshje që ju pqrshtatet, problemi është zgjidhur!

5. Hani drithëra

Një procion normal me drithëra (50 gramë) përmban rreth 4 lugë gjelle sheqer. Shumë sheqer në mëngjes shkakton infuzion të insulinës në gjak. Qumësht, kos dhe fruta të freskëta kur shtohen në drithëra janë të tepërta, ndaj e mira është të zgjidhni kombinime më të thjeshta!

Një dietist i famshëm, Chelsey Amer, kohët e fundit tha se është më e shëndetshme të hahet një fetë picë në mëngjes sesa një tas me drithëra. Pica përmban proteina, yndyrna dhe karbohidrate, duke e bërë atë një mëngjes të balancuar. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend që të mos hani më shumë se një fetë.

Ju mund të hani vezë të fërguara, të cilat janë një mëngjes i rekomanduar për të gjithë!

6. Lani dhëmbët pas ushqimit

Pas ngrënies së ushqimit, smalti në dhëmbët tuaj bëhet më i ndjeshëm, sidomos nëse keni ngrënë fruta, agrume, ose pirë lëngje të gazuara, falë faktit se ato përmbajnë acid limoni dhe acid fosforik.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj? Shpëlani gojën me ujë dhe hiqni mbetjet e ushqimit me fije dentare. Mundohuni të pastroni dhëmbët 30 minuta pas ngrënies së ushqimit!

7. Pini kafe të zezë

Kafeja e zezë menjëherë pasi zgjoheni e bën nivelin tuaj të kortizolit të lartë dhe çon në ankth. Ky zakon mund t’ju shkaktojë gastritin.

Hulumtimet tregojnë se koha më e mirë për të pirë kafe e parë është tre ose katër orë pas zgjimit. Sidoqoftë, nëse nuk mund t’i rezistoni, shtoni pak qumësht ose krem ​​në të. Në këtë mënyrë ju do të ulni efektet e ashpra të kafeinës në stomak.

8. Rregulloni shtratin

Të rregulluarit e shtratit menjëherë pas zgjimit, krijon një mjedis të mirë për çimkat, sepse lagështia që trupi juaj ka lënë gjatë natës nuk ka shanse të zhduket.

Shkencëtarët rekomandojnë që të lëvizni batanijen apo çarçafin nga dysheku, për t’i lënë ato të thahen dhe ajrosen./Burimi: Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura