Zaimina Vasjari nënë për herë të dytë, këngëtarja konfirmon shtatzëninë dhe zbulon se është në muajin e…(Foto)

Oct 25, 2021 | 21:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Zaimina Vasjari është në pritje të ëmbël! Artistja pret të bëhet nënë për herë të dytë, tre vjet pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe.

zaimina vasjari (12)

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaimina, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në imazhin bardh e zi, ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe me një këmishë, të cilën e ka hapr në pjesën e barkut për të treguar se sa shumë i është rritur. Megjithatë, Vasjari nuk e zbuloi gjininë, por tregoi se është në muajin e 5-të.

zaimina vasjari

“E bekuar me një engjëll tjetër”,- ka shkruar ajo.

Më herët këngëtarja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.

Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020-n të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- tha Zaimina në atë kohë. E mesa duket dëshira po i realizohet tani në 2021-shin.

zaimina vasjari (1) zaimina vasjari (2) zaimina vasjari (3) zaimina vasjari (4)

zaimina vasjari (3) zaimina vasjari (9) zaimina vasjari (13) zaimina vasjari (5) zaimina vasjari (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura