Zaevit i nxjerrin videon, si e ndjek nga pas Trumpin për t’i shtrënguar dorën

Sep 21, 2017 | 11:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev del zbuluar, pasi i publikohet videoja e takimit me presidentin amerikan Donald Trump, per te cilin ai kishte shkruar se kishte pasur nje takim.

zaev

“Në Nju-Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. Në takimin me presidentin Donald Tramp pak më parë shpreha mbështetje për nismën e tij që përmes Deklaratës të mbështeten reformat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i KB-së. I dëshirova fillim të suksesshëm të reformave në organizatën e KB-së”, publikoi kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.

Por disa portale shkruajtën se si Zaev u takua duke i shkuar prapa Trumpit për ta takuar.

Takimi ndodhi me shtrëngim të duarve dhe asgjë më tepër, ndërsa fotografinë me shpejtësi e kishte shkrepur ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura