Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit, hapet rruga për votimin e Qeverisë teknike. Kujt i kalon mandati tani

Jan 3, 2020 | 10:26
SHPËRNDAJE

zaev-696x387

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev njoftoi sot se ka nenshkruar dorëheqjen, duke i hapur rrugë Qeverisë teknike me mandate 3 mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

“Besoj se shumë shpejtë do të arrijë në Kuvend, që të mund gjatë ditës të fillojë procedura dhe përfundojnë punët për zgjedhjet e qeverisë kalimtare”, tha Zaev.

Ai pret që e gjithë procedura të kalojë pa problem, duke përkujtuar se praktika e formimit të qeverisë kalimtare është vendosur që në vitin 2016, me kërkesë të LSDM-së, kur ata ishin në opozitë. Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e njofton presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, i cili duhet t’i jep mandat ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nga organet më të larta të LSDM-së, u propozua si kryeministër teknik, e për të cilin ka pajtim edhe nga partia opozita VMRO-DPMNE. Më pas Spasovski, duhet ta propozojë Qeverinë e re, ndërsa Kuvendi ta votojë edhe kjo përbërje qeveritare do të udhëheq shtetin deri në formimin e Qeverisë së re.

Zaev u detyrua të largohet nga detyra gati një vit pa e përfunduar mandatin 4 vjeçar. Ai pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas këmbënguljes së partive opozitare.

Ekonomisti 45 vjeçar nga Strumica erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi bisedat e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Zaev do të njihet si një nga kryeministrat e suksesshëm që mbylli kontestin dydekadësh të emrit me Greqinë, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Këto dy çështja të vështira, i hapën rrugë anëtarësimit të vendit në NATO.

Ky proces pritet që të përmbyllet gjatë muajve të ardhshëm. Por premtimet në hapjen e bisedimeve me BE-në nuk ishin të suksesshme për Zaevin dhe Qeverinë e tij. Në përputhje me procedurat kushtetuese dhe sipas marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria teknike, që do të thotë më 3 janar. Kryeministri teknik është propozuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së. Ndërsa opozita e VMRO-së do udhëheq me ministrinë e MPB. Ndërsa, Zaev do të jetë i fokusuar në strukturat partiake si lideri i LSDM, i cili do ti prijë fushatën për zgjedhjet e 12 prillit. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura