Zaev: Sipërmarrësit prorusë po paguajnë për protesta të dhunshme

Jul 16, 2018 | 23:30
SHPËRNDAJE

“Përfaqësuesit rusë që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO… Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët… kjo është e qartë”.

Kështu është shprehur Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke akuzuar sipërmarrësit prorusë se po financojnë grupe në Maqedoni për të shkaktuar trazira para referendumit.zzzzzzzzzzz-1

Sipas tij, këta afaristë grekë kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte të dhunshme para referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.

Prokuroria Publike e Maqedonisë ende nuk është prononcuar lidhur me këto pretendime të kryeministrit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu nuk ka dhënë detaje për rastin, duke theksuar se për çështje të ndjeshme nuk do të prononcohet për mediat. Hetimet, tha ministri Oliver Spasovski, “nuk i zhvillojmë përmes mediave”.

Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura