Zaev: Shqiptarët në rastin “Monstra” janë të pafajshëm

May 27, 2015 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kreu i LSDM-së dhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka deklaruar se shtatë shqiptarët e dënuar me burgim për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovcë të Shkupit janë të pafajshëm.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev

Deklaratën, Zoran Zaevi e ka bërë për gazetën gjermane “Die Zeit”, duke shtuar se rasti “Monstra” është i inskenuar nga qeveritarët maqedonase.

Gjithashtu, Zaevi, i cili ka paralajmëruar se ditën e sotme do të publikojë materiale për rastin “Monstra” dhe mbylljen e televizionit A1, tha se publikimi i këtyre materialeve mund të nxitë trazira në Maqedoni.

“Mund të ketë viktima. Andaj momentalisht po udhëheqim bisedime intensive me shqiptarët, për të gjetur mënyra për parandalimin e një reagimi të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën”, deklaroi Zaev.

Ai tha se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe se sipas tij, një qeveri kalimtare do ti mundësonte atij largimin me dinjitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura