Zaev: Pajtueshmëri për tre pika, inkurajim se është e mundur zgjidhje për emrin

Feb 15, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se është optimist për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, por shton se të rëndësishme në negociata janë identiteti dhe dinjiteti. Optimizmi bazohet në atë që, siç thotë, nga shtatë pikat nisëse, për tre veçmë është arritur marrëveshje.

“Ndërmjetësuesi Nimic e udhëheq procesin, ai i din në thelb punët të cilat mund të kalojnë, e cilat nuk mund të kalojnë te njëra ose te tjetra palë. Me rëndësi është të ndërtohet besim mes dy palëve në funksion të zgjidhjes së problemit. Mua më vjen mirë që janë hapur në thelb të gjitha çështjet e hapura. Nëse nisemi nga shtatë pozitat, të cilat ishin pikat nisëse në bisedat, e di se tani janë zvogëluar në katër pozita, tre janë larguar. Unë besoj se me politikën e Qeverisë së re shumë shpejtë do të mund të largohen edhe pozitat tjera”, tha dhe Zaev.

zaev-tsipras-780x439

Ai potencoi se me siguri ato kanë qenë çështjet më të lehta, por siç tha, kjo duhet të jetë sinjal për ne dhe inkurajim për palën greke se është e mundur të gjendet zgjidhje.

“Gjithsesi, pozitat thelbësore janë shumë të rëndësishme, emri, nëse do të ndryshojë Kushtetuta ose jo, gjuha dhe punët tjera të cilat përmenden. Ky është thelbi i vet procesit negocues dhe mundësi për gjetjen e zgjidhjes”, tha Zaev.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë dëshiron zgjidhje, ndërsa Qeveria, siç tha, bën gjithçka, po tenton të ndërtojë konsenzus të brendshëm në shtet, në funksion të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare.

“Nëse me të vërtetë bëhemi optimistë në këtë proces, nëse dëshirojmë me të vërtetë sinqerisht të gjejmë zgjidhje, kjo është e mundur, procesi ka periudhë kohore para vetes. Shpresoj se secili hap i ardhshëm do të na afrojë në pjesën e të gjitha atyre parashtresave, të cilat janë hapur, e të cilat me të vërtetë duhet të jenë urë e bashkimit dhe gjetjes së zgjidhjes për problemin me emrin, të cilin Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues”, tha Zaev.

Ai konfirmoi se përcaktimi gjografik është obsion i pranueshëm për Maqedoninë dhe potencoi se po përmenden disa emra.

“Kjo do të thotë që për ne është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik, ose disa  propozime tjera”, tha kryeministri.

Ai pret që të dy palët të jenë më pragmatike, ndërsa zjgidhja eventuale të konfirmohet në referendum./Zhurnal.mk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura