Zaev: Marrëveshja me Greqinë e konfirmon identitetin dhe gjuhën maqedonase

Sep 11, 2018 | 23:36
SHPËRNDAJE

Konfirmim i identitet të Maqedonisë dhe gjuhës maqedonase, hapje e dyerve për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përmirësim i gjendjes ekonomike, përforcim i qeverisjes së të drejtës, stabilizim të rajonit janë një pjesë e përfitimeve të cilat vendi i ka me marrëveshjen e arritur me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, këto janë konkludimet e pjesëmarrësve në pjesën e parë të debatit të sotëm shkencor të titulluar “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”.zaev-0907-1_1536680842-3453710

Ata me apel deri tek VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe të gjithë ata të cilët do të deklarohen kundër ose do ta bojkotojnë referendumin t’i vlerësojnë qëndrimet e tyre dhe ta kuptojnë shansin historik i cili hapet me marrëveshjen.

“Morëm konfirmim të kristaltë dhe të qartë për gjuhën maqedonase dhe identitetin e Maqedonisë, maqedonas, maqedonas, maqedonase. Si në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit. E përkthyer pa kufizimet e të gjitha gjuhëve në botë, identitet për përdorim të përgjithshëm. Greqia e pranon identitetin tonë. Gjuha do të shfrytëzohet lirisht gjithkund, në KB, në NATO, BE në të gjitha institucionet zyrtare, aktivitetet dhe ngjarjet”, porositi kryeministri Zoran Zaev para pjesëmarrësve të pranishëm në pjesën e parë të debatit të titulluar “Konteksti ndërkombëtar dhe politik dhe rëndësia e Marrëveshjes”.

Zaev theksoi se implementimi i ndryshimeve vendore në pajtim me marrëveshjen do të arrihet në faza. Siç po avancohemi në BE, shtoi ai, në pajtim me kapitullin e hapur për anëtarësim, ashtu do të zbatohet marrëveshja në shtëpi./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura