Zaev: Kam përkrahje të fuqishme nga Edi Rama

Sep 3, 2015 | 18:44
SHPËRNDAJE

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev realizoi sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Siç shkruajnë mediat maqedonase, në këtë takim është diskutuar për situatën politike në vend, për sfidat e demokracisë me të cilat përballet Shkupi, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Zaev-Rma-640x358“INA” shkruan se lideri social demokrat në këtë takim ka theksuar edhe mbështetjen e madhe nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë të dy partive socialiste.

”Qytetarët në Maqedoni, pa dallim të përkatësisë kombëtare apo fetare, duan ekonomi më të mirë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë për të gjithë. Prandaj, Maqedoninë do ta ndërtojmë së bashku si një shoqëri për të gjithë qytetarët”  u shpreh Zaev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura