Zaev: Integrimi në BE dhe në NATO është pa alternativë, s’kemi argumente për ndikimin rus

Sep 18, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Nuk kemi fakte dhe argumente se Rusia ka ndonjë ndikim lidhur me referendumin. Është e saktë se nuk  është e lumtur për zgjerimin e NATO-s në Maqedoni, por ajo nuk ka asgjë kundër zgjerimit në BE të gjithë Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me Eurokomisarin për Zgjerim Johannes Hahn.

zaev

Në pres konferencën në Qeveri, kryeministri Zaev edhe një herë konfirmoi se për qytetarët e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe shprehu shpresë se të gjithë miqtë e Maqedonisë do të mundësojnë që më 30 shtator qytetarët të lirë të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike pa lejuar çfarëdo lloj ndikimi nga jashtë sepse ky është një vendim historik  që duhet ta marrim ne vetë.

“Faktet flasin se ne nuk kemi argumente se Rusia ka ndonjë ndikim lidhur me referendumin. Është e saktë se nuk  është e lumtur me zgjerimin e NATO-s në Maqedoni, por ajo nuk ka asgjë kundër zgjerimit në BE të gjithë Ballkanit Perëndimor, por në përgjithësi është kundër NATO-s dhe zgjerimit me Maqedoninë dhe këtë e komentojnë madje edhe publikisht. Edhe një herë do të them se nuk ka alternativë  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga integrimi i plotë në NATO dhe në BE. Duam që të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, përfshirë edhe Rusinë. Kemi shumë për të bërë në avancimin e bashkëpunimit tonë”, theksoi Zaevi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura