Zaev habit me deklaratën: Jam shqiptar, stërgjyshërit e mi flisnin shqip

Feb 19, 2018 | 18:44
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve se zv/kryeministrja dhe zv/kryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka prejardhje shqiptare, mediat e afërta me VMRO e kanë shpallur shqiptarë ortodoks edhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev, shkruan INA.

Untitled-3

“Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë.

Nuk di të flas në gjuhën shqipe pasi shqipen nuk e kan gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.

Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet” tha Zaev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura