Zaev flet për gjuhën: S’do ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet, partitë shqiptare…

Nov 26, 2017 | 12:17
SHPËRNDAJE

Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e RM-së. Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura.

zaev-3-696x464

“Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji  kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar.

Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve”, theksoi Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahjen e bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave.

Me këtë Ligj  si duket do të ketë vetem avancim te perdorimit të Ligjit në disa sektorë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura