Zaev dhe Tsipras “shkrijnë akullin”, çfarë u diskutua në bisedën telefonike që zgjati 1 orë

Jun 11, 2018 | 22:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Cipras sot kanë komunikuar përmes telefonit. Nga Qeveria informojnë se biseda ka filluar në orën 14, ndërsa ka zgjatur një orë.

“Gjatë bisedës është diskutuar për çështjet e mbetura dhe janë rishikuar disa ide dhe zgjidhje. Në mëngjesin e nesërm do të pasojë edhe një bisedë telefonike”, nga Qeveria e RM-së.

Nga burime qeveritare greke biseda është cilësuar si pozitive, shkruajnë mediat në Greqi, duke rikonfirmuar se një bisedë tjetër pritet nesër në orët e paradites.zaev

Pak orë përapra kësaj bisede, Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se po bëhen përpjekjet e fundit në përafrimin e qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Vonesën e bisedës telefonike mes tij dhe homologut grek Cipras, ai e arsyetoi me rishikimin e aspekteve juridike-formale të tekstit të marrëveshjes.

“Besoj se janë momentet e fundit në përpjekjet për përafrim të qëndrimeve dhe që bashkarisht dhe njëkohësisht ta shpallim lajmin e gëzueshëm, si për qytetarët e Maqedonisë po ashtu edhe për ata të Greqisë, se më në fund kemi marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë”, u shpreh Zaev.

Kryeministri gjithashtu shtoi se beson që “hapat e fundit po çojnë drejt përpilimit të një teksti të mirë që do të jetë garanci juridike për të dyja palët”. Ditët janë të numëruara, shtoi Zaev, duke u shprehur optimist se zgjidhja mund të arrihet para takimit të Samitit të BE-së që do mbahet më 28 dhe 29 qershor. As sot kryeministri nuk pranoi të flasë për emrin e mundshëm për të cilin po bisedohet.

Nëse arrihet marrëveshje mes kryeministrave dhe ministrave, Zaev tha se e njëjta menjëherë do t’i paraqitet presidentit dhe liderëve të partive politike në vend, ndërsa ripërsëriti se fjalën e fundit për emrin e shtetit do ta kenë qytetarët përmes referendumit./ Burimi: Tv21

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura