Zaev dhe Ahmeti bashkë për festë në Manastir

Nov 23, 2017 | 10:38
SHPËRNDAJE

“Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithë komuniteteve. Ky model na bën thirrje që të ndërtojmë një vend dhe shoqëri për të gjithë ku kulturat do të bashkëpunojnë, do të plotësohen me njëra-tjetrën do të pasurohen”, porositi kryeministri Zoran Zaev në solemnitetin përfundimtar që sonte u mbajt në Manastir, të organizuar me rastin me 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, informon Zhurnal.mk

Kryeministri Zaev theksoi se me festimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe konfirmohet përcaktimi i përbashkët për respektimin dhe avancimin e dallimeve etnike dhe klulturoe, respektivisht pasurisë së Republikës së Maqedonisë.

“Shkrimi dhe gjuha janë në thelbin e identitetit kombëtar dhe veçoritë e tyre janë të endura si fije dalluese të unikalitetit kulturor. Por në të njëjtën kohë çdo gjuhë dhe çdo shkrim në vetvete e fshehin nevojën se nuk duhet të izolohen por të krijojnë komunikim për mirëkuptim dhe tolerancë dhe bashkëjetesë me të tjerët. Shpallja e ditës së sotme si festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është pjesë e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të Maqedonisë dhe në këtë pikëpamje, shënimi i vlerave kulturore, datave dhe traditave të të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe atë shqiptar, kontribuon për një të ardhme prosperuese dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Sipas tij , në vend ndërtohet një shoqëri e vetme, e barabartë për të gjithë.

“Ndërtojmë shoqëri civile, njëkohësisht me respektimin e dallimeve etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore. Kjo është e veçanta dhe thelbi i komunitetit tonë që ndërtohet me shekuj dhe paraqet detyrë për të ardhmen tonë të përbashkët. Dallimin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si vlerë tonën, për një pasuri të përbashkët”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke i uruar të gjithë shqiptarëve Festën e Ditës së Alfabetit tha se para 109 vjetësh delegatët e Kongresit edhe mund të jenë përgojuar, edhe mund të jenë sharë, por këta njerëz kanë bërë hapin më me vlerë në historin e kombit shqiptar dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.

Me rastin e 109-vjetorit të Kongresit të Manastirit, për rëndësinë e kësaj ngjarje foli edhe  zëvendëskryeministri Hazbi Lika, ndërsa evenimentin dhe koncertin e korit të Orkestërs së Fakultetit të Arteve nga Tirana i cili është në vijim po e ndjekin ministra nga qeveria e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, deputetë, lideri i BDI-së, krytearët e Komunës së Tetovës dhe të Manastirit si dhe mjaft të ftuar të tjerë nga Maqedonia dhe jashtë.

INA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura