‘Z.Kerry, mos tako qeveritarët e inkriminuar, publiko emrat e politikanëve kriminelë’

Feb 13, 2016 | 10:18
SHPËRNDAJE

“Miresevjen z.Kerry, por mos tako qeveritarët e inkriminuar. Z. Kerry, publiko emrat e politikaneve kriminelë”.

akMe këtë thirrje, Aleanca KuqeZi ka mbajtur një tubim paraditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Tubim, që sipas kreut të saj, Kreshnik Spahiu bëhet në pritje të Sekretarit Amerikan të Shtetit John Karry.

“Rreziku i Shqipërisë nuk është patriotizmi por banditizmi. Mos i shtrëngoni dorën qeveritarëve të korruptuar sepse ata do keqpërdorin çdo foto me ju. Shqiptarët kanë sytë tek ju”- ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura