Yuri Kim takohet me ambasadoren e BE: Mezi presim të punojmë për mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë, zbatimi i reformës në drejtësi…

Aug 15, 2022 | 18:18
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar me përfaqësuesen e ambasadës britanike në vendin tonë Christiane Hohmann.

Capture

Kim shprehet se mezi presin të punojnë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në Drejtësi.

“E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është i lumtur për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

 Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura