“Yuri Kim takim të zgjatur me Kryeministrin”- Berisha tregon çfarë i thanë ministrat Ramës, që më pas “mbylli listat”

Sep 25, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se pas draftit të propozuar nga PS në Këshillin Politik, që sipas tij ‘i mbyll listat’, ambasadorët mes tyre edhe ajo amerikane, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim të zgjatur me kryeministrin Edi Rama.

yuri kim rama

“Kim ka pasur një takim të zgjatur me të. Dje ose pardje ka pasur një takim të gjatë me ambasadorët, Soreca dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç gjykoj unë ata janë përpjekur që të finalizohet marrëveshja e 5 qershorit.

Ligji nuk është si ai i vendeve të tjera, si pretendojnë këta mashtrues të paimagjinueshëm. Të tjerët e kanë në sens të kundërt. E di pse po e bën ligjin ashtu.

Sepse dolën ministrat dhe qytetarët dhe nuk i shkonin në takime. Ata i thanë që po u bë ashtu ne nuk dalim asnjë dhe bëri këtë.

25 prilli, Rama thyen qafën. Nuk ka asnjë shans. Deklaroj shumë prerë. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij ka kufi vetëm qiellin sot”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura