Yuri Kim me deputetet demokrate Duma dhe Tabaku, në ecjen sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Oct 16, 2021 | 11:33
SHPËRNDAJE

Jorida tabaku Grida Duma-Yuri KimMuaji tetor në të gjithë botën është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, zonja Yuri Kim, është parë pranë deputeteve demokrate Grida Duma dhe Jorida Tabaku, në ecjen për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit.

Jorida tabaku Grida Duma-Yuri Kim1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura