YouTube shton shqipen në kategorinë e përzgjedhjes së gjuhëve

Apr 15, 2015 | 22:37
SHPËRNDAJE

Rrjeti social You Tube, ka përzgjedhur gjuhën shqipe si të rradhës për ta shtuar në listën e mundësive për publikun, për t’u përzgjedhur e më pas për të punuar me këtë faqe.

Kjo vihet re fare lehtë nëse shkon në fund të faqes së parë të You Tube, në kategorinë që përzgjidhet gjuha, Shqipja është vendosur në kolonë e tretë, e parafundit në renditje të saj.

Fotografi e You Tube, ku eshte perzgjedhur gjuha Shqip

Me të bërë zgjedhjen, faqja e parë kthehet në shqip, dhe ikonat që selektohen, kthehen po në këtë gjuhë, si përshembull: Ngarko, Çfarë duhet parë, Kanali im, Abonimet e mia, Historiku, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura