Young Zerka: Problemet e karrierës më penalizuan, pezull tri albume

Feb 5, 2016 | 16:08
SHPËRNDAJE

Ardhja e tij në skenë jo vetëm që solli risi dhe freski në muzikën shqipe, por atij i ka sjellë edhe probleme me njerëzit që nuk kanë besuar se ai është shqiptar.

Madje, në lokale e kanë ngatërruar shpesh dhe i kanë folur në gjuhën angleze. “Kjo pjesa e ngatërresës më ka ndodhur shpesh se në lokale më flisnin anglisht, doja të vija më ndryshe, duke e ditur se ka shumë artistë e nuk doja të përzihem me atë stil.

Ka qenë ky stil që bëj tani dhe pse mund të mos e mbaj më tej’’, shprehet në këtë bisedë këngëtari Young Zerka, i cili u bë shumë i njohur pas bashkëpunimeve me Aurelën, Albanin e Dhurata Dorën. ‘’Para këngës me Dhuratën, kam bërë muzikën që nuk e doja unë.

youngzerka (2)

Zerka nuk është ai që e ka bërë atë deri më tani, por ky që bëj në këtë moment. Fillova të bëj muzikën që e dua unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ecën sukseset si duhet’’, shprehet Zerka. Sipas tij, problemet në karrierë, që mund t’i ketë secili këngëtar, e kanë penalizuar pasi deri më tani do kishte pasur tri albume. ‘’Për mua të gjitha bashkëpunimet ishin suksese, edhe pse ishte hera e parë që dilja në skena të mëdha.

Sa për dijeni, duhet të kisha tri albume, por tek ne, kur s’e ke studion tënde… kam shumë këngë të papublikuara, por së shpejti do të dalin dhe njerëzit do e shohin se kush është Zerka i vërtetë. Kënga e fundit do jetë një temë ndryshe nga të tjerat dhe si klip do jetë si një love story’’, shprehet në fund Young Zerka.

youngzerka (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura