“Ylli i popit, Rita Ora vjen prej andej”- Prestigjiozja Forbes artikull për Kosovës, rendit arsyet përse duhet vizituar

Sep 24, 2020 | 16:24
SHPËRNDAJE

Revista prestigjioze Forbes ka shkruar një artikull për vendet që mund të vizitohen lehtë gjatë periudhës së pandemisë.

Mes shteteve të listuara nga “Forbes” është edhe Kosova.

Duke renditur arsyet, revista shkruan se njerëzit mund të udhëtojnë drejt Kosovës pa kufizime, ndërsa shton faktin se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është pikërisht nga ky shtet.

Madje “Forbes” nuk harron të përmendë as faktin që Rita Ora ka realizuar në Prishtinë videoklipin e këngës së saj “Shine Ya Light”.

“Nuk ka kufizim për të udhëtuar drejt saj. Vizitorët mund të udhëtojnë drejt Kosovës pa bërë testin e COVID si edhe nuk është e nevojshme të qëndrojnë të izoluar. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i popit Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin e Prishtinës),”– shkroi Forbes.

Ndërsa artikullin e shoqëroi ne një foto të Prizërenit.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura