Kupa e Botës për Xheferson Farfan duket se ka përfunduar para kohe, pasi lojtari i Perusë u dërgua me urgjencë në spital, pas një përplasje horror në stërvitjen e djeshme.
33-vjeçari duket se ka pak gjasa të jetë në ndeshjen e fundit në grupin C, ndaj Australisë. Farfan u përplas me një nga portierët e Perusë, në vendin ku po zhvillonte stërvitjen, dhe më pas ra pa ndjenja e u dërgua në spital. Për momentin ai është në gjendje të mirë, por ende nën mbikëqyrjen e mjekëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al