Ylli i mesfushës vendos në alarm Milanin, “Djalli” detyrohet të kthehet në merkato. Ja emrat e monitoruar

Aug 8, 2022 | 8:53
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Gjatë ndeshjes me Viçencën, Sandro Tonali rrëshqiti në terreni e lojës duke pësuar një hapje të panatyrshme të këmbëve. Mesfushori ndjeu një therje dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes i dëshpëruar. Shpresohet që të jetë thjesht një zgjatje, por mund të kemi të bëjmë me një tërheqje të muskulit të brendshëm të kofshës së majtë. 22-vjeçari do të bëjë sot vlerësimet instrumentale të rastit. Burime pranë Milanit raportojnë se djaloshit është i qetë e mund të jetë ndalur në kohë, por nëse konfirmohet dëmtimi ai mund të mungojë 4-5 javë.

TONALI

Edhe Zhunior Mesias u zëvendësua për arsye fizike. Braziliani ka ndrydhur në formë të lehtë kaviljen, por nuk rrezikon debutimin ndaj Udinezes në kampionat, ku do të mungojë edhe Bakajoko që ka një tërheqje.

Ky rrezik nuk i kanoset Zhirusë, që është stërvitur veçmas e nuk mori pjesë në asnjë miqësore, por francezi është ruajtur vetëm sepse ka pasur mbilodhje muskulore.

KLUBI NË MERKATO – Lëndimi i Sandro Tonalit nuk duhet të ndryshojë planet e Milanit, që gjithsesi duhet të marrë një mesfushor të ri, por mund t’i detyrojë drejtuesit e kuqezinjve të përshpejtojnë kërkimin e tyre.

Me siguri shumë do të varet nga rezultati i vizitave të cilave do t’u nënshtrohet sot 22-vjeçari, por ndërkohë Maldini me kolegët e tij vazhdojnë të punojnë pasi një mesfushor i ri, sidoqoftë, nevojitet.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, emrat e ndjekur nga kuqezinjtë janë: Rafael Oniedika, i lindur në 2001 dhe që luan për Midtjilandin. Ibrahima Sisoko, i lindur në 1997 dhe që militon te Strasburgu, gjithashtu përbën një profil interesant, teksa mbahet nën vëzhgim edhe , Zhan Onana i Bordosë, për të cilin Milani ka bërë edhe më parë sondazhe.

Më këtë të fundit thuhet se ka pasur edhe një bisedë dje me menaxherët, të cilët janë shprehur optimistë mbi mundësinë e realizimit të transferimit. 22-vjeçari, në fakt, nuk i ngroh shumë Maldinin me Masarën, pavarësisht se raportimet e shefit të talenteve, Xhefri Monkada kanë qenë pozitive.

Një zgjidhje e minutës së fundit mund të jetë edhe Adrian Temeze i Veronës. 27-vjeçari është më i moshuar se kolegët e tjerë dha ka avantazhin që njeh Serinë A.

asd

IDEJA FRATEZI – Ideja e Davide Fratezit nga Sasuolo gjithashtu mbetet gjallë pavarësisht kostove që mund të ishin tëtepërta, pasi flitet për 30 milionëeuro.

Pista nuk ka rënë plotësisht, por është mjaft e ndërlikuar nënivelin e formulës dhe mund tëringjallet vetëm nëse klubi i nervozizmit do të ulte kërkesat e tij ekonomike.

Pas 35 milionë eurove të investuara për De Ketelaren, kuqezinjtë kanë burime tëkufizuara në dispozicion për tëmarrë mesfushorin, maksimumi 10-15 milionë, teksa qendërmbrojtësi që kërkohet do të duhet të vijë në huazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura