“Ylli” i mbrëmjes, Shameti: Nuk shohim vetëm Skënderbeun, ambienti i Kukësit është i qetë sepse…

Sep 23, 2018 | 22:09
SHPËRNDAJE

Lojtari i ndeshjes në fitoren e Kukësit ndaj Kamzës, ishte autori i golit të vetëm, Ylli Shameti, dhe mbrojtësi i verilindorëve në intervistën për Supersport, deklaroi:

bandicam 2018-09-23 21-05-08-386

Si ndihesh kur je “ylli” i mbrëmjes?

E rëndësishme është që fituam, dhe kemi vazhdimësi në rezultate. Goli më kënaq personalisht, por kur vjen me 3 pikë, akoma më mirë. Jemi mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjitha skuadrat janë të vështira për t’u mundur.

Shumë afër me Skënderbeun. Si e sheh rivalitetin deri në fund?

Nuk është vetëm Skënderbeu, të gjitha skuadrat janë të forta. Ka shumë rivalitet. Ndeshjen e radhës e kemi me Gjirokastrën. Më pas, edhe Skënderbeun do e vlerësojmë si çdo ekip tjetër.

Pse skuadra nuk është aq brilante në lojë?

Që nga ndeshja e parë, kemi krijuar shumë raste në sulm, por nuk i kemi shënuar. Një ekip që formatohet gati totalisht në verë, edhe prurjet duan kohën e vet të mësohen me ekipin. Në javët në vazhdim, do jemi akoma më mirë në të gjitha repartet. Sot nuk shënuam disa raste, edhe prej portierit kundërshtar.

Shumë i qetë Kukësi i këtij sezoni. Ende herët për të folur për titullin?

Unë gjithmonë kam pasur qejf që t’i marrim ndeshjet me radhë. Ia kam thënë edhe çunave këtë. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur objektivat. Klubi vendos objektivat e veta, kurse ne duhet të marrim maksimumin nga çdo ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura