Ylli i Liverpulit gëzon tifozët me deklaratën e tij: Dua të qëndroj këtu përgjithmonë, kam qenë në disa klube, por…

Oct 27, 2019 | 16:10
SHPËRNDAJE

Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë te Liverpuli në vitet e fundit, teksa në sezonin e kaluar ishte një nga futbollistët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve.Mane

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për senegalezin ka shfaqur interes Real Madridi, të cilët e duan lojtarin në ekipin e tyre.

Për të qetësuar tifozët e Liverpulit, ka menduar vetë Mane, i cili në një intervistë është shprehur se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në këtë ekip: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të shkëlqyer dhe po e shijoj këtë aventurë. Shpresoj të qëndroj këtu përgjithmonë. Unë kam qenë në disa klube në të gjithë botën, por Liverpuli është unik, këtu është si një familje. Kemi katër vjet së bashku me lojtarët dhe e njohim mirë njëri-tjetrin.

Salah dhe Firminjo? Është e lehtë të punosh me ta. Personalisht, ndihem me fat që unë luaj me ata të dy. Ata janë me të vërtetë lojtarë shumë të mirë dhe e bëjnë gjithçka më të lehtë. Ne duam të fitojmë kampionatin këtë sezon. Ne gjithmonë mendojmë për lojën e ardhshme, dhe i marrim ato një nga një.”, u shpreh senegalezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura