Futbollisti rus Andrey Yeshchenko përplaset me shtyllën me 170 km/orë (VIDEO/FOTO)

Apr 30, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur ylli i futbollit rus Andrey Yeshchenko shkatërron makinën e tij “Nissan GTR” duke u përplasur në një shtyllë, teksa lëvizte me 170 km / orë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Raportet sugjerojnë se Yeshchenko dyshohet se kishte konsumuar alkool në kohën e aksidentit, klubi Kuban nuk ka komentuar ngjarjen. 

Andrey Yeschenko

Pas aksidentit futbollisti iu nënshtrua edhe një ekzaminimi mjekësor, por mjekët nuk kanë identifikuar ndonjë dëmtim serioz.

 Yeshchenko ishte pjesë e skuadrës ruse në Kupën e Botës 2014.

Ajo çfarë mbeti nga makina e Andrey Yeschenko
Ajo çfarë mbeti nga makina e Andrey Yeschenko

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura