Ylli hollivudian viziton refugjatët në Maqedoni

Oct 4, 2015 | 12:18
SHPËRNDAJE

2CE6296E00000578-3253635-image-a-19_1443540538655

Aktori i Hollivudit, Orlando Bloom, ka vizituar refugjatët sirianë në kampin e ngritur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevegjeli, të cilët janë në pritje për të mbërritur në Europë. Ylli i filmit “Zoti i unazës”, që është gjithashtu edhe një ambasador i UNICEF, bisedoi me refugjatët dhe madje bëri edhe selfie me telefonin e tij celular.

Pas këtij kampi, Orlando Bloom pritet që të vizitojë edhe refugjatët e vendosur në Beograd. Kjo vizitë e tij ka qenë e paparalajmëruar dhe ka zënë mediat në shock, për shkak se nuk e kanë pritur një vizitë të tillë në befasi. Bloom është shfaqur shumë i thjeshtë në këtë paraqitje, si një qytetar i zakontë, madje nuk ka pasur as sigurim personal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura