Ylli Baka në drekë me vëllezërit Habilaj në Dhërmi, publikohet fotoja

Oct 18, 2017 | 18:55
SHPËRNDAJE

Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet në “Dosjen Habilaj” është zbuluar edhe një foto ku shihet këngëtari Ylli Baka duke drekuar me vëllezërit, Florian Habilaj dhe Moisi Habilaj në Dhërmi.

1-Foto-te-shefit-te-kufirit-te-Dhermiut-Sokol-Bode-me-kusheririn-e-Ministrit-Moisi-Habilaj-personi-qe-ndan-makinen-AA003-GB-me-Tahirin

Në dosjen prej 416 faqesh të përgjimeve nga autoritetet italiane lidhur me dosjen “Habilaj”, zbulohet një detaj interesant.

Në përgjimet ambientale mes Maridian Sulaj e Mariglen Alimuçaj përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.

“Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës.Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.

“Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

Geni, një prej anëtarëve të bandës që është vënë në përgjim, thotë se të gjithë pinë, por zbulon se Moisiu pi rrallë.

Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, përshkruhet në përgjimin e dosjes italiane.

pergjimet-ylli-baka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura