“Xhuxhi di shumë gjëra për ata lart”- Urdhër arresti për Vangjush Dakon, Artan Hoxha: Nuk është peshk i vogël, e paralajmërova por nuk më dëgjoi…

Jun 6, 2023 | 19:27
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

artan-hoxha

Hoxha shprehet se Dako di shumë gjëra për ata lart dhe nuk është peshk i vogël. Sipas tij nëse pendohet do të bëjë atë që nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik në qeverisjen e vendit.

“Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre…

Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte.

Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…”, shkruan Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura