Xhunga, në “Shqipin” e fundit, së shpejti në “Vizion plus”

Sep 27, 2015 | 9:26
SHPËRNDAJE

Në pritje të variantit kompjuterik të librit të Rudina Xhungës, po organizoja planin punës në fazën tjetër, pas leximit.

Do t’a nisja me siguri nga intervista e saj e fundit me shkrimtarin francez Michel Houellebecq. Pritej që prej majit, kur Rudina tha se e kishte intervistuar. Në përmbajtje, ai renditej i fundit, mirëpo tërhiqte vëmendjen një tjetër emër që nuk ishte i përfshirë në renditjen numërore. Ishte parathënia e shkruar nga bashkëshorti i gazetares, Dritan Hila.

rudina_xhunga__1__430098149
U fshi sakaq plani hipotetik dhe leximi nisi ndryshe,,nxitur së pari nga kurioziteti se si burri i tjetërson në fjalë (të mira, se, si ndryshe!) gjykimet dhe vlerësimet për gruan e tij. Keq apo mirë t’ju vijë, nuk është një gjë që e lexojmë përditë. Jo vetëm brenda marrëdhënieve në çift, por në të gjithë sferën e komunikimit njerë- zor. Mendoni se kur ka qenë hera e fundit që i keni shkruar a treguar dashurinë e vlerësimin një njeriu të afërt?! Nuk do kujtoni as të parën. As Dritan Hila nuk e kujtonte telefonatën e parë që kishte marrë nga Rudina Xhunga, por vetëm sepse gjithë ç’rrodhi më pas, ishte përditë për t’iu shtuar kujtesës.

“Por tani që bëj një analizë, mendoj se shkak i kësaj harrese janë ditët e mëpastajme me gruan time. Në telefonatën e parë ishte një femër. Më pas ishte Rudina Xhunga, e cila çdo ditë të jetës ma ka kthyer në një kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale. Nuk e kisha për herë të parë që dilja në transmetime televizive, por ishte dalja ime në emisionin e saj “Shqip”, e cila më ktheu nga një prej figurave anonime që gëlojnë aq shumë në eter, në personazh publik të identifikueshëm.

Dhe këtë ia di për nder asaj. Ka një intuitë të lindur për të vlerësuar nëse njeriu që ka përballë vlen apo jo; instinktivisht ndan mediokren nga vlera; e ftohtë në gjykimin e veprimeve të politikanëve, sa dhe pasionante në kapjen e kauzave të drejta; pëlqen apo shmang njeriun, gjestin, vendin, gjithçka që i ofrohet, duke gabuar rrallë në përcaktimin që jep; naive deri në habi për gjëra të thjeshta që i di çdo femër e zakonshme. Është ky zhbalancim nga e zakonshmja që e bën të jashtëzakonshme”.

Kjo është vetëm pjesërisht, ajo çka Hila shkruan në parathënien e librit me 31 intervista “Edhe një shqip” të Rudina Xhungës. Pranojeni, të gjitha do të donit t’i dëgjonit t’ju flisnin kështu. Sigurisht që nuk janë të shumta gratë që kanë pasur misionin e saj si gazetare në gjithë këto vite, ama edhe për aq sa bëni, do ta donit një fjalë. Në është edhe kjo meritë e Rudinës, që diti ta bëjë Hilën t’i shkruajë gjithë sa mendon, ne nuk e dimë. Ajo që dimë me siguri është që sot në “Top Channel”, televizioni ku punoi për 13 vite, do të shfaqet intervista e saj e fundit.

Me aq shumë sa kanë folur e kanë hamendësuar mediat këto ditë, askush nuk çuditet që emisioni është të dielën në mbrëmje e jo hënën, siç ishim mësuar ta shihnim Xhungën gjithnjë në ekran. Intervista me Michel Houellebecq, shkrimtarin e mallkuar nga gratë dhe islamikët, do të shfaqet në “Ekskluzive”.

Me këtë intervistë, nga më fatlumet e karrierës së gazetares, për shkak edhe të një ekscentrizmi të njohur ndërkombëtarisht të të intervistuarit që ka refuzuar gazetarët e NYT apo BBC, mbyllet cikli i rrugëtimeve me “Top Channel”.

Kjo e kësaj mbrëmjeje do të jetë dalja e saj e fundit në këtë televizion. Vetëm një ditë më pas, të hënën do të jetë në librari libri “Edhe një shqip”, si për të përshëndetur njëherë e mirë, përmes viteve më të rëndë- sishëm të jetës së saj, të gjithë ndjekësit ndër vite, të gjithë ata ku ka udhëtuar emisioni i saj, krejt befasisht. Mundet që t’i kishte ngelur ende tokë e Shqipërisë së përbashkët, gjurmë në të cilat Rudina mund të kishte planifikuar të shkelte, por me siguri që do ta gjejë rrugën për ta bërë.

Lidhur me këtë, e pyetur për planet e ardhshme, Xhunga nuk e ka mohuar lajmin që qarkullon prej disa ditësh se do të jetë në televizionin “Vizion plus”. Asgjë konkrete deri tani, por për ta parë tashmë e dini kanalin.

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura