Xhuli mikesha e të gjithë djemve, gjatë verës argëtohet me Fisnikun dhe Zhakun

Aug 27, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Në “Big Brother 7” ajo u lakua për lidhjen me Arditin nga Shkodra, një histori e bukur për aq sa zgjati, por që përfundoi shumë shpejt.

xhuli2
Por Xhuli, e cila pas pjesëmarrjes në lojën e “Big Brother” ka vendosur të lërë Italinë, dhe të nisë një jetë të re në Shqipëri, është e hapur për shoqëri të mira këtu ku jeton. Miqtë më të afërt ajo i ka prej formatit “Big Brother”, në të cilin u bë e njohur.

Kështu është fotografuar në një ditë plazhi me Zhakun, 32-vjeçarin nga Tirana, i cili ishte në “BB” në të njëjtin edicion me Xhulin.

Po ashtu një nga miqtë e saj më të afërt këtë verë, me të cilën është parë shpesh në lokalet e natës, është Fisnik Veisllari, i komentuar për flirtin me Tean.

Nuk dihet se ku janë njohur, edhe pse kanë krijuar një miqësi të ngushtë në kohë shumë të shkurtër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura