Xhubleta shqiptare u bë pjesë e UNESCO-s, reagon ambasadorja Kim: Një nga fustanet më të bukur në botë!

Nov 29, 2022 | 21:03
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO.

BeFunky-collage (14)

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.

Ajo shton se është diçka e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të mbrohet e të promovohet.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime!”, shkruan Kim.

Kujtojmë se ditën e sotme Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore vendosi sot të përfshijë në listën e saj edhe Xhubletën, veshjen e vjetër tradicionale shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura