“Xhubleta shqiptare në UNESCO”- Ministrja e Kulturës: Veshja e lashtë tashmë pasuri e gjithë njerëzimit

Nov 29, 2022 | 17:26
SHPËRNDAJE

Xhubleta shqiptare, një veshje e lashtë popullore e veshur nga femrat tashmë është pjesë e UNESCO-s. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shkruan në Facebook, se kjo ishte si një dhuratë për 110 -vjetorin e Pavarësisë.

elva margariti

Margariti shkruan se tashmë, kjo veshje e lashtë 4 mijë vjeçare është një pasuri e gjithë njerëzimit.

“Xhubleta në UNESCO. Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!

Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit”, shkruan Ministrja e Kulturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura