“Xhisiela vajzë ekstravagante digjet vetë me cigare?”, avokati i Rexhepit: Provat për klientin tim nuk qëndrojnë, ajo të mbajë…

Oct 17, 2018 | 13:55
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes me gjyqtaren gjatë seancës, avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati pati dhe një debat me gazetarët gjatë daljes së tij për mediat.

Murati thasë gjykata ishte nën një presion politikë dhe media ka shtrembëruar të gjithë ngjarjen.

Avokati i Rexhepit, përsëriti dhe një herë se akuzat ndaj klientit të tij nuk qëndrojnë, duke shtuar se e dëmtuara duhet të mbaj përgjegjësi për deklarimet që ka bërë.

avokati-i-xhepit

Pjesë nga intervista

Është një moment që në diktatin e politikës gjykatat nuk japin vendime të drejta dhe të bazuara në ligj me tre argumente kryesore, klienti im nuk kishte asnjë rrezik ikje, pasi është paraqitur disa herë në komisariat. Është paraqitur dhe ditën e arrestimin në komisariatin e Krujës. Ligji nuk e lejon që kur nuk ka rrezik ikje të arrestohet. Momenti i dytë, kur vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri të tillë që të arrestohet. Po ashtu dhe kur vetë viktima del përpara jush dhe thotë unë nuk jam e kërcënuar dhe janë të  sajuara nga ana ime dhe janë bërë për motive xhelozie kjo është e vërteta.  Kjo situatë u heporbolizua nga media dhe nga politika dhe media dhe gjykata është nën presion.

Po ju patën një debat të fortë me gjyqtaren kur u paraqiti tre relacione te oficerëve të policisë dhe një përgjim ambiental..

Po e vërteta është krejt ndryshe, është e vërtetë që Xhisiela ka bërë tre deklarime, dhe të tre deklarimet i ka tërhequr, duke i mohuar. Dhe ne kemi një qëndrim të pabarabartë, kur një person mohon gjithçka që ka thënë duhet të mbaj përgjegjësi penale për atë që ka bërë. Dhe klienti im të ishte i lirë, kjo është nuk është se unë krijova debat me gjyqtaren.

Kurt flini për një diktat politikë, Rrahman Rraja është deputet i PS, ju po thoni që ka pasur ndikim nga PS?

Unë nuk thash për asnjë krah politikë, por them që ngjarja u shtrembërua. Deputetët janë të nderuar se janë zgjedhur nga populli. Media e shtrembëroi faktin, ky është problemi.

Kemi një ekspertizë mjeko-ligjore, për dhunën…

Po është një ekspertizë që flet për dhunë, por nuk përcakton kohën se kur është kryer dhuna, se nëse do të ishte koha e dhunimit dhe në do thoshim po është e vërtetë.

Ju gjatë seancës kishit një alibi dhe shtuat se Xhisela është një vajzë ekstravagante dhe t’i ketë bërë vët veprimet me cigare duke u djegur?

Xhisiela Maloku është një vajzë e sjellshme e kulturuar dhe flet përpara jush sa herë ta kërkoni ju.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura