‘Xhihadistët’, i pandehuri kërcënon avokaten: Ulu, për të mirën tënde

Feb 9, 2016 | 11:11
SHPËRNDAJE

Nuk ka seanca të qeta gjatë procesit gjyqësor kundër ‘xhihadistëve’. Kërcënimi i radhës nga një i pandehur sot i është adresuar avokates të caktuar kryesisht.

GJYQI-XHIHADISTET-MBULIM_7Teksa seanca kishte nisur dhe avokatja e caktuar nga gjykata u çua të bënte prezantimin, i pandehuri Zeqir Imeri e ka kërcënuar atë, duke I thënë të mos guxojë të flasë në emrin e tij.

“Mos fol në emrin tim, ulu për të mirën tënde”- i tha asaj. Më pas seanca kundër 9 personave të pandehur me akuzën si xhihadistë, për rekrutimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, vijoi normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura