“Xhevahir” i Tiranës, bardheblutë nisin bisedimet me Ernest Muçin

Sep 26, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE

Tirana dhe përfaqësuesi i Ernest Muçit prej ditësh kanë diskutuar për kontratën e re të sulmuesit bardheblu. Për momentin gjithçka ka mbetur në vend, pasi dy palët do të presin për ndonjë marrëveshje deri në fund të merkatos. Pra, nëse do të ketë një shitje të Ernestit në një nga skuadrat që paguan më shumë për kartonin e tij dhe që plotëson dëshirat e të gjitha palëve në lojë.
119986753_2691165017806270_6491408470356875264_o
Nëse, një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të ketë një marrëveshje. Gjithsesi, për momentin palët janë duke diskutuar. Muçi edhe pse është titullari i skuadrës, ka edhe një vit kontratë me Tiranën. Nëse nuk rinovon, mund të largohet me parametër zero. Ama flasim për një të ardhme, sepse tani sulmuesi është pa dyshim titullari i skuadrës bardheblu në repartin e avancuar dhe prej tij priten golat e mëdhenj të kualifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura