EKSKLUZIVE/ Xhesika Ndoji: Para deputetit nga Veriu më kërkoi seks ministri i një partie të vogël

Feb 4, 2016 | 20:57
SHPËRNDAJE

Prej më shumë se një viti, Xhesika Ndoj po zë gjithnjë e më shumë kreun e mediave vizive, të shkruara dhe portaleve, herë me këngët e reja, e herë me performancat seksi dhe fotot thuajse nudo.

xhesika-1

Por kulmi mbërriti dje, kur për “Panorama online” ajo pohoi pa asnjë kompleks se një deputet i kishte ofruar para në këmbim të seksit. “Vetëm të më japë numrin e llogarisë, pa do ta mbaj si gocë sheiku”, ka thënë deputeti i Parlamentit shqiptar, siç pretendon Xhesika Ndoj.

Pas këtyre deklaratave, gazeta “Panorama” e ka riintervistuar këngëtaren seksi dhe detajet e reja rreth ngacmimeve seksuale të politikanëve, (nuk) do t’ju habisin…

Keni deklaruar gjatë ditës së djeshme për “Panorama online” se një deputet shqiptar ju ka ofruar para në këmbim të një nate me ju. Pse duhet ta besojmë se është e vërtetë, nga ta dimë që ju nuk po spekuloni?

Nuk jam as e para dhe as e fundit që ngacmohem nga deputetët, ka edhe shumë vajza të tjera që janë në muzikë, spektakël, modeling etj., që mund ta dëshmojnë këtë.

Dhe pse ato nuk e dëshmojnë, ndërsa ju po?

Zgjedhja e tyre pse nuk tregojnë, ndërsa unë për nga natyra jam tip i hapur. Pse duhej ta fshihja? Sa për dijeni, unë e kam hedhur si status në FB para 4 ditësh dhe fakti që mediat e bënë lajm sot (dje), do të thotë që nuk i kërkova unë mediat, por ato mua. Pra, nuk e hodha statusin për të përbërë lajm, por për të thënë një të vërtetë mes miqve në rrjetin social rreth asaj që kishte ndodhur.

A i shërben ndokujt ky rrëfim juaji?

Patjetër që po, u shërben të gjitha vajzave të bukura që provokohen seksualisht nga njerëzit me pushtet. Këtej e tutje, besoj se politikanët do të jenë më të kujdesshëm kur të kërkojnë favore seksuale, në këmbim të lekëve. Jo gjithçka që sheh, blihet me para.

Mbase ai deputeti ka rënë pre e bukurisë suaj, pasi, për hir të së vërtetës, ju jeni shumë provokuese nëpër fotografi. Fotografitë tuaja janë thuajse nudo dhe ju duket sikur i ftoni “në mëkat”…

Nuk jam unë “mëkati”, por ka disa politikanë që janë gjuetarë dhe në rrethet e vajzave dihet se kush janë. Nuk po i fus të gjithë në një thes, por disa prej politikanëve i ndërrojnë shpesh të dashurat dhe i mbajnë me lekë.

Njihni ndonjë nga këto vajza, që janë të dashura politikanësh?

Po, njoh disa.

Po ju, pse nuk pranuat që të ishit e dashura e një politikani, konkretisht e një deputeti?

Sepse nuk doja të keqpërdoresha.

Në intervistën paraprake për “Panorama online”, në fakt keni deklaruar se “nuk ju pëlqente”?

E kisha në kuptimin që nuk më pëlqente që të isha e dashura e një deputeti të martuar. Ai ishte zotëri burrë, por nuk mund të rrezikoja veten në shumë aspekte.

Për shembull, në çfarë aspekti?

Ai ka një të shkuar kriminale, siç flitet. Edhe në raport me vajzat, i ka keqpërdorur ato.

Në ç’kuptim i ka keqpërdorur?

I ka tradhtuar, ka pasur histori të shkurtra dhe i ka ndërruar shpejt. Pra, nuk rezulton aspak një tip i besueshëm, se është nga ata që bien në dashuri. Ndryshe, pse do të ofronte para (qesh).

Ky deputeti që ju ka ngacmuar, çfarë tiparesh ka? A ka një emër, se duket sikur po abuzojmë duke përgjithësuar…

Nuk ka kuptim të them tiparet apo emrin, unë e denoncova si fenomen, jo si individ. Ndaj nuk ka asnjë lloj abuzimi. Nuk e kisha për ta diskretituar atë deputet, por për të thënë një të vërtetë se si ngacmojnë politikanët e martuar.

Ngacmimi nga ky deputet, është rasti i parë për ju?

Nuk është rasti i parë, më kanë ngacmuar shumë politikanë dhe personazhe të tjerë publikë, apo biznesmenë. Përgjithësisht burrat që kanë shumë para dhe pushtet.

Nga cila parti kanë qenë deputetët që ju kanë ngacmuar?

Nga të gjitha partitë. Ky që po flasim është nga Partia Socialiste dhe është nga zona e Veriut.

Po ndonjë ministër, a ju ka ngacmuar?

Po, më ka ngacmuar vjet një ministër (qesh).

Edhe ky i PS-së?

Jo, ky ministri vjen nga partitë më të vogla.

Se nuk po na del asnjë deputet që ju ka ngacmuar nga PD-ja…

Ka plot edhe nga PD-ja, mos kini merak (qesh). Nuk mbaj asnjë anë, se nuk më ka interesuar asnjëherë politika.

A jeni në ndonjë lidhje?

Unë kam qenë e martuar dhe kam një vajzë 5 vjeçe, që e mbaj unë. Pata një ndarje dhe një ribashkim me bashkëshortin, pasi doli nga burgu, për t’u ndarë sërish para një viti. Nuk na funksionoi.

Për “scoop” ia dolët të ishit e para këto 24 orë. Në muzikë, çfarë presim të re nga ju?

Brenda dy javësh do të realizoj një këngë solo, nga Gramoz Kozeli dhe tekst të Rozana Radit. Pastaj kam për të realizuar një klip, ku do të jemi protagoniste unë dhe Kallashi, një bionde dhe një brune.

NGA ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura