Xhesika Ndoja: Pushimet e mia aksidentale në Legnano, pasi më dështuan skenat e klipit të dashurisë

Jul 24, 2016 | 19:28
SHPËRNDAJE

Xhesika Ndoja është vajza më e komentuar gjatë këtij viti, për protagonizmin e saj në rrjetet sociale dhe po ashtu ndodhitë nga jeta private. Pas klipeve “Kamasutra” dhe duetit “Shoqe bitch” me Kallashin, po përgatitet për klipin e saj më të ri, që i dedikohet një historie dashurie vere.djfbanklf

Ndërkohë që poston herë pas here foto pushimesh dhe merr shumë komente nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Xhesika tregon për ditët ndryshe që po kalon në Itali këto ditë të nxehta. “Në fakt erdha për xhirimet e klipit tim të ri, por nuk u përshtata me vendin dhe po e shfrytëzoj për pushim. Kështu që tani i bie që klipi të realizohet në Shqipëri. Edhe pse janë të pakta rastet kur këngëtarët flasin për pas kuintat e një projekti, duke u mjaftuar vetëm me skenat e tij, Xhesika nuk heziton të flasë për anulimin e xhirimeve në Legnano, aty ku kishte caktuar destinacionin e skenave të klipit, i marrë përsipër nga dy kameramanë austriakë.

“Edhe pse udhëtuam për skenat e klipit jashtë Shqipërisë, vendosëm t’i anulonim për faktin se nuk gjetëm përputhje të imazheve të natyrës me tekstin, që i dedikohet një lidhjeje dashurie. Shkurt, nuk ishin skenat e duhura për atë fabul”, tha Xhesika.

Pyetjes nëse kjo këngë i dedikohet lidhjes së saj të fundit aq shumë të komentuar në media, sa e shpallën Xhesikën edhe të fejuar, ajo tregon: ”Jo, s’kam lidhje, por nuk dua të flas më shumë për këtë pjesë”. Ndërkohë ia ka dorëzuar veten pushimeve, të cilat i pëlqen t’i shijojë në të gjitha dimensionet e argë- timeve të plazhit.

Ajo bën not, merr rreze dielli, shijon natyrën dhe koktejet e verës, si dhe i pëlqen të bëjë shumë foto, duke mos hezituar të ekspozojë edhe pjesët e saj më provokuese të trupit. Në lidhje me këto foto hot që poston herë pas here, ajo shprehet: “Unë fotot i postoj për të treguar fizikun, pasi është fiziku im që bie në sy vetë edhe kur vishem. Ndërsa në karrierë ka shumë rëndësi, sepse duhet të dukesh dhe e bukur, dhe sensuale, por dhe seksi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura