Xhesika Berberi pranoi të jetë “Ajo” e Getoarit

Jun 24, 2016 | 14:21
SHPËRNDAJE

Xhesika Berberi, vajza bukuroshe që u shpall “Miss Universe Albania 2011”, shihet si aktore e klipit më të ri të reperit nga Kosova, Getoar Selimi, në bashkëpunim me Majk.

Modelja, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në spektaklin “Miss Univers”, garë pas së cilës u bë imazh i stilistes së njohur Sherri Hill, është pëlqyer shumë në klipin “Ajo”, ku duket si kopje e Gigi Hadid. Dhe klipi e ka bërë goditjen e duhur, pasi vetëm 48 orë nga publikimi ka regjistruar shumë klikime, falë edhe skenave me protagoniste modelen Berberi.

x1

Por deri sa Geti dhe Majku ranë dakord me Xhesikën, mësohet se ata kanë kontaktuar me disa vajza të tjera, të cilat edhe i kanë refuzuar. Një prej tyre ishte prezantuesja e motit në “Klan Kosova”, Antigona Sejdiu, e cila ishte e para që mori këtë propozim, por nuk kishte pranuar të jetë “Ajo”. Kënga tashmë ka rreth 700.000 shikime në YouTube, ndërkohë që për Xhesikën kjo është hera e parë që pranon të bëjë aktoren në një klip.

Si një nga të preferuarat e fotografit me famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fadil Berisha, Berberi nuk i ka pasur të pakta shanset në modelim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura