Xhepa kritikon Bujar Asqeriun? “Ka ca njerëz që zbrazin nervat e aktrimit aty ku bisedohet”

Feb 16, 2018 | 13:13
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë një pjesë e artistëve zhvilluan një takim me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për fatin e godinës së teatrit kombëtar.

Gjatë debatit mes tyre vëmendjen më të madhe e mori sërish Bujar Asqeriu, i cili kritikoi ashpër me një fjalim të gjatë punën e ministrisë.

ndricim-xhepa-1

Por, ndonëse pa ia përmendur emrin, Ndriçim Xhepa pati kritika për disa artistë, të cilët ai i quajti ‘njerëz me dëshirë për të zbrazur nervin e aktrimit aty ky bisedohet’

Këto ditët e fundit ka momente që kur grumbullohen njerëzit e artit ka ca reagime absolutisht jo të këndshme dhe estetikisht të papranueshme. Mund të kesh ide dhe dëshira, por ka një pauzë, të dëgjohet tjetri, jo disa forma herë-herë harbute, herë herë patologjike. Ka ca njerëz që nuk e di pse kanë dëshirë të zbrazin nervin e aktrimit aty ku bisedohet”, tha Xhepa në emisionin e Eni Vasilit “Studio e hapur” në News 24.

Sipas tij “vendi i aktrimit është në skenë, vendi i aktrimit është në kinema para kamerës. Aty duhet të tregosh se kush është pesha specifike e aktrimit tënd. Shoh një a dy persona aty që tregojnë ca cilësi pak si harbute, pak si kapadaillore dhe kur i sheh me ndonjë rol shumë të plotë në skenë situata nuk është fare e këndshme. Po të vijnë ti qepen nja dy kritikë që dinë ta bëjnë tamam kritikën e artit direkt i çojnë të fillojnë ndonjë kurs shkollimi, aktrimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura