Xhensila xheloze për Tean “Ajo po më merr Fatjonin”

May 25, 2015 | 13:16
SHPËRNDAJE

Largimi i Fisnikut nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka shtuar xhelozinë e Xhensilës. Ajo me Fatjoni kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke imituar marrëdhënien e Fisnikut dhe Teas. Ata sjellin me humor pjesë nga klipi që kanë parë gjatë të spektaklit të së Shtunë-s. Alba është në dhomën e gjumit dhe po sheh e shijon humorin e tyre.

Xhensila ka kaluar pak kohë vetëm duke reflektuar dhe të gjithë sikletin që ndjen brenda saj e shkarkon duke nisur imitimet e sjelljeve të Teas karshi Fisnikut dhe Veselit. Përpos kësaj ajo është sjellë shumë ashpër dhe me Tean, Fatjoni do të kuptojë sjelljen e të dashurës së tij.

Teksa ai e pyet se pse sillet ashpër me Tean ajo i përgjigjet po me pyetje: “çfarë folët ku ishit bashkë?”. Ajo është nën vëzhgimin e sjelljes së Teas që në sytë e saj ajo po i afrohet Fatjonit. Në një moment të ditës ajo ka vënë re se Fatjoni dhe Tea kanë qëndruar duke biseduar dhe pyet Fatjoni se për çfarë kanë folur. Ai i thotë se po flisnin për punën. 

Xhensila nuk beson dhe pse Fatjoni i thotë se nuk ka asgjë për të xhelozuar. Ajo i thotë se ka besim tek ai por jo tek Tea , që i duket e çuditshme orët e fundit teksa thërret nëpër shtëpi vetëm emrin e Fatjonit. Ai i kërkon që të qetësohet se nuk ka asgjë për të xhelozuar dhe fillon ta përkëdhelë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura