Xhensila, vajza që i provokon të gjithë djemtë e “BB 8”

Apr 26, 2015 | 11:24
SHPËRNDAJE


Në resortin me 5 yje të improvizuar brenda shtëpisë së “Big Brother 8”, Xhensila Pere vazhdon të jetë koketa, që i tundon të gjithë djemtë e shtëpisë së shndërruar në hotel. Pasi ka kaluar net në një shtrat me Fatjonin duke shkëmbyer me të puthje e dashuri pas mesnate, Xhensila tashmë nuk ndalet. Dy djemtë e fundit me të cilët ajo ka dashur të bëjë xhelozë Fatjonin, janë banori më i ri nga Prizreni Veseli dhe Kristi. Veseli me natyrën e tij të hedhur ka guxuar ta puthë dhe natyrisht nuk ka reaguar keq, duke zgjedhur të jetë e pëlqyera e të gjithëve. Por ajo vetë nuk ndalet në provokimet e saj, duke bërë pjesë të lojës edhe Kristin, i cili i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë nga ana e tij. Kjo situatë ka ndodhur ndërsa banorët në rolin e turistëve u zgjuan një e nga një dhe, pasi shijuan mëngjesin në dhomë, po bëheshin gati për banja dielli. Xhensila shkoi te krevati i Kristit dhe ai i tregoi Eleonorës se kishte parë në ëndërr atë, sikur ishte e dashura e babait të tij. Ai kërkoi nga Eleonora shpjegim të ëndrrës së çuditshme, por përgjigjen e mori nga vetë Xhensila. “Ngaqë më do për vete, më sheh në ëndërr. Ndaj, nëse ke ndonjë gjë, ma thuaj, mos e mbaj për vete”, iu drejtua ajo. Dhe kaq i mjaftoi Kristit për ta shtrirë në krevat. Ai e puthi në qafë dhe në mënyrën e tij i deklaroi “Të dua!”. Deri tani Xhensila është identifikuar për lidhjen me Fatjonin, e cila herë pas here shfaq shenja xhelozie për djemtë e tjerë, madje i kërkon që të mos afrohet fare me ta.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura