Xhensila tradhton Fatjonin me Veselin, ja detajet e sherrit në ‘Big Brother’

May 16, 2015 | 8:37
SHPËRNDAJE

“Panorama Plus” suplementi i së shtunës në “Panorama” zbardh detaje nga sherri në BB. Xhensila Pere vazhdon të luajë me shumë porta, për sa u përket marrëdhënieve intime që krijon me djemtë e shtëpisë së “Big Brother 8”. Pas seksit në dush me Fatjonin, ajo tashmë ka hyrë në intimitet me një tjetër banor, pikërisht 23- vjeçarin nga Kosova, Veselin.


Përveç kërcimeve dhe prekjeve sensuale në sy të banorëve të tjerë, ata kanë shkëmbyer puthje në buzë, akt që pasi ka ndodhur, Xhensila e ka përjetuar në ekstazë të plotë. Edhe pse “tradhtia” ka ndodhur gjatë ditës, ajo sërish në mbrëmje është kthyer te Fatjoni, duke ndarë shtratin si gjithnjë bashkë. Por kjo ndodhi nuk ka kaluar pa u marrë vesh nga Fatjoni, i cili është shprehur i indinjuar. Për këtë fakt Xhensila mori guximin të fliste hapur duke e mohuar puthjen.

Por Fatjoni u tregua i prerë në vendimin e tij, duke i bërë të qartë asaj se lidhja e tyre nuk ka më kthim pas. Teksa ajo mundohej ta bindte, ai i acaruar e ofendonte duke i kërkuar të largohet. Pas shumë diskutimesh, ajo e pyeti se si 2 muaj bashkë ai i shumëzon me 0 dhe ai ia pohon këtë gjë. Por ky injorim që Fatjoni i bëri asaj, e vrau shumë, aq sa ajo vendosi t’i futej në shtrat kundër dëshirës së tij. E vendosur, të paktën e bindi të kalonte natën me të, edhe pse ai e refuzoi gjithë kohës.

Pas një nate pasionante mes lotësh të Xhensilës, të nesërmen Fatjoni u ul me Xhensilën dhe Veselin për ta diskutuar situatën. Puthja që Veseli i dha Xhensilës është konsideruar e patolerueshme për të. Fatjoni tha se nuk e kupton fare atë gjest dhe se ai nuk do ia bënte kurrë dikujt tjetër. Mori si shembull Tean, duke thënë se ka pasur mundësi shumë herë ta bëjë këtë gjë, por nuk e koncepton dot që të puthë Tean dhe pastaj të shkojë t’i kërkojë falje Fisnikut.

Sipas Fatjonit, Veseli ka shfrytëzuar afrimitetin që ka me Xhensilën dhe ndaj për të ai është thjesht është një “djalë legen”. Xhensila nuk ndërhyri aspak gjatë kësaj bisede, ndërsa Fatjoni sqaroi se po rri kaq i qetë, sepse janë brenda shtëpisë së “Big Brother”, se po të ishin jashtë, do të vepronte ndryshe. Le të shohim nëse realisht do e falë Xhensilën apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura