Xhensila tradhëton Fatjonin, puthje dhe përkëdhelje me Veselin!

Apr 20, 2015 | 12:26
SHPËRNDAJE

Veseli i ka synimet e qarta. Loja e parë e tij në shtëpi ishte me vajzat. Mungesa e cigareve në shtëpi ia bëri atij më të lehtë rolin. Tea ishte synimi i tij i parë por mesa duket Xhensila e fton herë pas herë. I pyetur nëse ka cigare ai thotë se ka vetëm një. Zaida i kërkon që ta pinë bashkë por ai i thotë se cigaren e fundit e ka rezervuar për Tean.

Ai shkon në dhomën e gjumit. Merr dy cigaret e fundit. Njërën vendos që ta fsheh dhe tjetrën e merr duke u thënë që është e fundit. Të kuptosh se kush është plani i tij është e vështirë. Para se të dal ai kujdeset që të lyhet me parfum. Bën disa hapa dhe kthehet sërish pas. Merr parfumin e tij dhe lyen krevatin e Teas. Veseli e ka të qartë situatën tashmë.

Banori më i ri në shtëpi shkon në kuzhinë. Ai përqafon Xhensilën,i bënë masazh dhe i jep puthje në qafë. Pas kësaj Fatjoni i afrohet dhe kërkon të njihet me të. Ai e pyet për familjen,jetën që bën dhe Prizrenin. Veseli i përgjigje pa përtaci. Pasi ai puthë dhe njëherë Xhensilën që vendos të shkojë flejë më të dashurin e saj, del në oborr bashkë me cigaren ku po e pret Tea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura