Xhensila Pere: Pse i dhashë fund lidhjes me të dashurin e pasur

Jun 12, 2016 | 20:04
SHPËRNDAJE

Pas tetë muajsh lidhje dashurie me një djalë biznesmen, finalistja e “Big Brother” i ka dhënë fund lidhjes pasionante.

xhensila

Ajo e ka marrë këtë vendim direkt pas përfundimit të spektaklit të bukurisë “Miss Universe”, ku ishte në rolin e mentores së miss-eve duke i përgatitur dhe udhëzuar për këtë garë.

Lidhja e saj e re bëri bujë, pasi e festoi ditën e Shën Valentinit në mënyrë krejt të pazakontë. Ish-Miss Albania realizoi një video sa romantike, aq edhe erotike me të dashurin e saj, duke zhveshur njëritjetrin artistikisht.

Madje plani i tyre ishte zyrtarizimi i lidhjes me martesë. Edhe pse Xhensila preferoi ta mbante larg mediave imazhin e tij, në këtë intervistë na zbulon arsyen pse vendosën ta mbyllin me kaq këtë histori, por edhe për biznesin personal që do të inaugurojë së shpejti…

Pas spektaklit “Miss Universe”, cili është angazhimi yt i radhës këto kohë?

Po përgatitem për organizimin e një eventi, pasi po hap një lounge-bar me pishinë, biznes i imi, ku do të filloj të shpalos aftësitë e mia në biznes.

Po lidhja si po vazhdon? Pas ditëlindjes madhështore do të hidhni ndonjë hap tjetër?

Ahh. Tashmë mund të them se “I’m a single lady”. I dhashë fund gjithçkaje që më rrethonte.

Pse, cila ishte arsyeja?

Angazhimet e shumta, puna me Miss-in, plus dhe përgatitjet për hapjen e “lounge”, më bënë të merrja këtë vendim. Ishte e pamundur të vazhdoja më tej.

E përjetove keq ndarjen?

Kur një ndarje vjen papritur përjetohet keq. Por kur fillon dhe e ndien që fundi po afrohet, ndihesh më e përgatitur shpirtërisht. Gjithsesi, nuk mund të them që e kalova mirë, por isha me terren të përgatitur. Pra, po e prisja.

Nuk mendon se humbe një shans të mirë, pasi mesa dimë në planet tuaja ishte martesa?

Gjithkush në një lidhje niset me buonsens, sidomos pas moshës 25-vjeçare kur nuk ke moshë për aventura. Por kur nuk ecën, nuk ke çfarë bën. Për më tepër që nuk do të hiqja dorë nga ëndrrat e mia për asgjë në botë. Kam luftuar dhe punuar për të arritur këtu ku jam.

Kjo do të thotë që para parasë apo biznesit nuk e vendos dashurinë?

E vërtetë që jam duke u angazhuar në pjesën e biznesit, pra diçka fitimprurëse, dhe kjo nuk është thjesht një tekë. Ndaj gjëja e fundit që mendoj të bëj është të ndal motorin tim, i cili është në ecje e sipër.

E ke analizuar këtë marrëdhënie, dhe cila është arsyeja kryesore që solli ndarjen?

Largësia për shkak të orareve të punës. Isha më tepër me xhirime, sesa me atë. Dhe kur unë isha e lirë, ai ishte në biznesin e tij. Kështu ndodhi që u distancuam. Dhe vërtetova atë që kam menduar gjithmonë, se nuk mund të mbash një lidhje në distancë. Janë vetëm fjalë kur thuhet që kilometrat dhe orët janë thjesht numra në një lidhje.

E di sekretin si mund ta shpëtosh lidhjen edhe në momente të vështira?

Nuk ka formulë dashuria, por ka një themel. Për mua janë respekti dhe besimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura