Xhensila Pere i rikthehet historisë me Fatjon Hysenbelliun: E shijova shumë marrëdhënien intime në “Big Brother”

Nov 20, 2017 | 10:37
SHPËRNDAJE

Ish-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” ka qenë “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu. Lidhja e tyre u konsolidua me bashkëjetesë jashtë lojës, ndërkohë që për një kohë të gjatë ish-çifti u komentuan për skenat e seksit në dush, në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Xhensila ishte ajo që në të gjitha intervistat pranoi të fliste hapur për skenat e seksit në televizion, duke u shprehur që gjithçka e kishte bërë me pasion dhe dëshirë. E pas dy vitesh ku shpesh lidhja e tyre është komentuar si telenovelë me ndarje e ribashkime, Xhensila nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen për ishin e saj.

E ftuar nga Ermal Peçi në emisionin e tij “Një kat më lart”, pyetjes nëse e shijoi seksin në “Big Brother”, Xhensila iu përgjigj “Absolutisht po. E nëse do më jepej rasti sërish, do ta bëja përsëri”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” rreth marrëdhënieve intime në sy të publikut, ajo është shprehur: “Si pjesë e lojës së ‘Big Brother’ është e pamundur të kontrollosh ndjenjat, emocionet dhe pasionin që mund të lindë brenda mureve të asaj shtëpie”.

Ndër të tjera ajo tregoi për Peçin se i mjaftojnë 24 orë për ta njohur një mashkull, nëse bën ose jo për të. Sa i takon karrierës televizive, që e ajo e ka deklaruar hapur që e ka ambicien e saj në jetë, u shpreh se ka marrë një ofertë të rëndësishme e konkrete për të punuar në televizion”.

Aktualisht Xhensilën e shohim të hënave në skenën e spektaklit “Dance with me”, si partnerja e këngëtarit nga Kosova, Trim Jetullahu. Spektaklin e fundit ajo u shpreh se ka plan të bëjë një ndërhyrje estetike në hundë, por pasi spektakli të përfundojë.

RRËFIMI I XHENSILA PERES PAS NDARJES NGA FATJONI: MIDIS MASHKULLIT DHE KARRIERËS, ZGJODHA TË DYTËN

Plot dy vite më parë, pasi Fatjon Hysenbelliu kishte deklaruar se ai ishte ndarë nga e dashura që njohu në “Big Brother 8”, nuk vonoi Xhensila Pere duke konfirmuar ndarjen.

E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo pohoi në atë periudhë se “po, nuk jemi më bashkë me Fatjonin, pasi vijmë nga realitete të ndryshme. Mendoj se femrat e forta që ecin gjithmonë i kanë trembur meshkujt”. Tashmë nuk jemi më friends as në rrjetet sociale, madje unë i kam hequr të gjitha fotot çift me të, ndërsa ai jo…”.

Pas kësaj ajo doli me një argument motivues për femrat në karrierë, duke përdorur shprehjen personale se: “Midis një mashkulli dhe karrierës, pa dyshim që do të zgjidhja karrierën, pasi karriera nuk do të zgjohet një ditë të më thotë zemër kemi mospërputhje karakteri”.

Pas ndarjes nga Fatjoni ajo deklaroi se u lidh me një biznes men, me të cilin realizoi një klip me skena erotike për Shën Valentin. Edhe historia me të mori fund, ndërkohë që ka pohuar se aktualisht statusi i saj është “single”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura