Xhensila Pere dhe Fatjoni luajnë kukafshehti edhe pse u kapën ‘mat’

Jun 2, 2016 | 17:26
SHPËRNDAJE

Disa muaj pas deklarimit si të ndarë, duket se kemi të bëjmë me një riafrim të dy ish-lojtarëve më të komentuar të “Big Brother”, Xhensila Peres dhe Fatjon Hysenbelliut. Pas fotove në kinema “Millenium”, ku ish-të dashurit u fotografuan bashkë duke hyrë për të ndjekur një film, nisën komentet për këtë telenovelë dashurie.

E pyetur nga gazeta “Panorama” nëse bëhet fjalë për rikthim, edhe pse të dy janë deklaruar se kanë nisur lidhje të reja, Xhensila u përgjigj: ”E vërteta është që ishim në kinema për të parë një film bashkë.

x3_1464008072-2670355

Dikush na kishte fotografuar dhe në portale u fol për një rikthim, por s’është fare e vërtetë. Mund të them se shkuam në kinema pasi kishim një të diel bosh, e si dy miq pa armiqësi shkuam në kinema. S’kemi arsye për të mos qenë miq”, tha ajo. Pyetjes se çfarë filmi panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ajo iu përgjigj: “Pamë një film triller, pra me luftë, me titull “Our kind of traitor”.

Por ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm i çiftit më të komentuar që na shfaqen bashkë. Të ftuar në festën “Folie Terrace” në shoqërinë e muzikës dhe artistëve më të mirë të vitit, ku autori dhe moderatori i “Top Music Awards 2016”, Ledion Liço, zbuloi kandidaturat e 12 çmimeve të vitit, Xhensila dhe Fatjoni u fotografuan sërish bashkë. Edhe pse ata e mohojnë lidhjen mes tyre, flitet se ata në të vërtetë janë bashkë, por kanë vendosur të luajnë kukafshehtin duke u vetëdeklaruar si të ndarë.

IMG_1519 copy

Pyetjeve të gazetarëve, jo vetëm Xhensila, por edhe Fatjoni u janë përgjigjur se ata kanë mbetur miq të mirë edhe pse vendosën të ndahen. Sipas tyre, kjo nënkupton që edhe nëse fotografohen bashkë, asgjë më shumë se shoqëri nuk ekziston mes tyre.

Po sa mund të besohet një gjë e tillë për një çift që gjatë muajve të lidhjes shfaqën afeksion dhe tërheqje fizike të jashtëzakonshme? Si arsye të ndarjes ata dhanë argumentin që vijnë nga realitete të ndryshme, dhe se janë shumë karrieristë për të pasur një marrëdhënie të vërtetë dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura