Xhensila është një mikeshë e mirë dhe me mendje të bukur

Mar 29, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Flet miku i saj koreograf Endri Karaboja: Në “Big Brother” kam parë Xhensilën e vërtetë, atë që takoja përherë në tavolina.

Si përfaqësuese e Shqipërisë në “Mis World 2014”, Xhensila Pere e “Big Brother 8” ka qenë më afër televizionit dhe ftesave që ka marrë për t’u bërë pjesë e programeve të ndryshme. Kështu, edhe për faktin se ka punuar në një revistë, miqësitë e saj kanë qenë brenda fushës së artit. Njëri prej tyre është koreografi dhe balerini i “Agon Channel”, Endri Karaboja. Ai na flet për tipin e Xhensilës nga Pogradeci, e cila në lojë ka hyrë me deklaratën: “Në jetë kam gjithçka, çfarë më duhen janë pushteti dhe fama”.
Endri, të njohim si balerin i programeve të ndjekura të “Agon Channel”, po me Xhensilën ku je njohur?
Jemi njohur nga miq të përbashkët, duke qenë se i përkasim të dy të njëjtës botë, asaj të medias. Marrëdhënia jonë është shoqërore, sepse Xhensila di të jetë mike shumë e mirë.
Po e ndjek tani që është në “Big Brother 8” dhe, nëse po, si po të duket?
Nuk kam pasur mundësi ta ndjek shumë, për shkak të angazhimeve të mia në televizion, por në ato pak çaste të lira para ekranit kam parë Xhensilën e vërtetë, atë që takoja përherë në tavolina të hareshme e miqsh të mirë.
Si është ajo në marrëdhënie me ty dhe me djemtë në përgjithësi?
Është shoqe shumë e mirë, siç e thashë më sipër. Një ndër virtytet e saj është që di të të dëgjojë.
Po me vajzat?
Po njësoj mendoj.
Kemi parë fotot që ka bërë në Dubai dhe të tjera lukse të jetës së saj. Si i ka siguruar paratë?
Nuk kemi folur për pjesën e parave, nuk kam asnjë ide për këtë.
Përtej pamjes, çfarë mendon se është tërheqëse në tipin e saj?
Përtej pamjes fizike, Xhensila është një vajzë me shpirt dhe mendje të bukur. Kjo është ajo që unë vlerësoj së tepërmi tek ajo.
Çfarë ka të veçantë në krahasim me vajzat e tjera në lojë, pse duhet ta fitojë ajo “Big Brother 8”?
Ajo është Xhensila e vërtetë. Ka nevojë të jetë më shumë se kaq sa duket? Mendoj se jo, pasi për mua është vajzë e kompletuar. Uroj me gjithë zemër që ta fitojë ajo “BB8”!

Në foto: Xhensila Pere dhe miku i saj, Endri Karaboja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura