Xhensila dhe Besi ngjiten në ndërtesën më të lartë në botë

Sep 21, 2017 | 20:47
SHPËRNDAJE

Ata janë duke jetuar momentet më të bukura të martesës së tyre, teksa po realizojnë një muaj mjalti të gjatë dhe me plot aventura dhe vende piktoreske që i kanë bërë pjesë të pushimeve të tyre.

Besi dhe Xhensila pas parajsës së Maldiveve janë duke shijuar bukuritë dhe atraksionet e Dubait, që zyrtarisht njihet për shumë të tilla në fakt.

Kështu një nga vendet e vizituara sot është edhe ‘Kulla e Kalifit’, ndërtesa më e lartë në botë.

Pamjet prej saj janë kaq të bukura, një magji e vërtetë dhe po kaq magjike duket edhe Xhensila teksa pozon në një lartësi të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura