Xhensila bën realitet ëndrrën e saj, sfilon për “Forwedding” në Romë

Nov 25, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

xhessssssss

Pas “Big Brother 8”, fati po i ndrin ish-finalistes së kësaj loje, për sa i përket i përket ambicies për të bërë karrierë në biznesin e spektakleve të bukurisë dhe modës. “Miss Albania 2014” dhe “Miss Exlusive 2015”, Xhensila Pere, më në fund ka bërë realitet ëndrrën e saj, për të sfiluar si modele në Romë. “Forwedding” është eventi më shik i botës së nuseve, që ka bërë pjesë Xhensilën, e cila është përzgjedhur për të sfiluar me veshje nusërie.

Xhensila, e zgjedhur në vitin 2014 në Londër si një ndër 15 vajzat me trupin më të bukur, pasi lidhi kontratën për sfilatën e Romës, u mor seriozisht me trajtimet në qendra tonifikimi dhe estetike. Ndërkohë edhe pse deklaroi ndarjen nga Fatjoni, ka qenë ai që e ka shoqëruar Xhensilën në këtë udhëtim të saj në Romë, ashtu siç ai i kishte premtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura